Konjufca: Kjo do të jetë një ogur i zi për vendin

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjfuca, pas rikthimit të seancës, tha se Kuvendi i ka rezistuar akteve të dhunës fizike prej vitit 2001.

Konjufca ka thënë se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe ai është pajtuar të heq dorë nga fjala e tij dhe që të vazhdohet me pyetjet parlamentare, si mënyrë për ta tejkaluar situatën pas përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, partitë kanë pasur probleme të natyrave të tjera, por jo në kuptimin fizik “drejt fytyrës, kokës e trupave me ia mësy njëri-tjetrit, siç e pamë sot në Kuvend”.

Më tej, Konjufca iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që të kenë një minimum të një sjellje e cila sipas tij, do t’i kishte gëzuar të gjithë qytetarët, po që kjo do të jetë një ogur i zi për vendin.

“E dimë që jemi shtet i ri  e që Kuvendi dhe institucionet kanë përjetuar peripeci të llojllojshme, por deri ditën e sotme e kemi pas një imuniteti të mirë që është vlerësuar nga bota demokratike, por ky imunitet që iu kemi rezistu akteve të tilla që nga viti 2001. Është mungesa e përleshjeve fizike. Kemi pas probleme të natyrave tjera, por jo të kuptimit fizik. Me ia mësy njeri-tjetrit, drejt ftyrave drejt kokës. Këtë s’ja dëshirojmë askujt. Kjo është një sjellje që do të gjykohet nga qytetarët dhe s’do të doja të përsëritej në këtë Kuvend”.

“Ne i kemi betejat tona, mosmarrëveshjet tona, si forca politike kemi papajtueshmëri të thella, por ato mospajtime gjithmonë i bëjnë nder vendit dhe Kosovës nëse i mbajmë në nivelin e funksionimit të domosdoshëm të funksionimit të institucioneve tona që monitorohen nga qytetarët por edhe nga bota e jashtme. Deri tani kemi arritur me sukses. Po ju bëj thirrje që ta merrni me qetësi punën që e bëjmë së bashku e të përpiqemi ta kalojmë këtë ditë të vështirë. Po ju thërras për një minimum të nje sjellje që do t’i kishte gëzuar qytetarët nëse e shohin. S’kemi kursyer fjalët më të rënda për njëri-tjetrin, por ku kalohet nga fjalët në goditje, ato s’trajtohen vetëm në Kuvendin e Kosovës, ato e tejkalojnë Kuvendin”.

“Një pushtet i veçantë merret. A duam të kalojmë ne në atë gjendje. A është për deputetin e denjë një sjellje e tillë. Unë them që jo. Po e ndjej që po mendoni sikur unë. Meqë është puna kështu, unë bisedova edhe me kryeministrin, ai po heq dorë nga fjala e tij që e tha. Nëse ne kemi si deputet kemi mirëkuptim për me vazhdu në një pikë tjetër, e kalojmë atë tjetër, që ishte pjesa e Qeverisë, dhe vazhdojmë tek pyetjet parlamentare, që ju i keni kërkuar. Këtë mendoj që e presin qytetarët prej nesh. Të gjitha tjerat s’na takojnë si deputet, merren organet e tjera. Ju kisha lut si kryetar për këtë kapitull të ri që duhet ta hapim, pas kësaj dite të vështirë, pas atyre veprimeve të papranueshme që i pamë. Nëse e kam këtë mirëkuptim prej të gjithë deputetëve, mirë, nëse jo, do të ishte një ogur i zi për Kosovën, që mendoj se na çon në faza të paparashikueshme, edhe për Kosovën edhe për qytetarët. Të mos bëhemi përgjegjës për diçka që s’do të donim ta shihnim vendin tonë në atë gjendje”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share