DORËHEQJA VJEN PËR ASRSYE SHENDETËSORE
Drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës – Pëllumb Vela ka dhënë dorëheqje nga ky post në të cilin u emërua para më pak se katër muajsh. Arsyet e dirëheqjes sipas tij janë për shkaqe personale shëndetësore. Vela gjithashtu bëri të ditur se ka parashtruar dorëheqjen edhe për funksionin e kryetarit të Degës së ASH-së në Tetovë. Lajmin për dorëheqje e bëri të ditur vetë Vela dhe i njejti u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.
“Të nderuar qytetarë të Tetovës, të dashur aktivistë të Aleancës për Shqiptarët! Ju njoftoj që sot për arsye personale-shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njëjtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kam deponuar dhe dorëheqen time në selin e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë. Të gjithë juve qytetarë të Tetovës dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme! ka shkruar Vela. Ai në këtë post u emërua me 28 mars 2023 pas hyrjes së Aleancës së Shqiptarëve në Qeveri. /KlanMacedonia/