“Që nga Macron i 1949-ës e deri te Rama me armë në dorë”, Kryeministri ndan videon komike për NATO-n

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar sot në Facebook-un e tij një video ku shfaqen të gjithë liderët e NATO-s të me veshje të montazhuara.

Kjo sepse secili i është përshtatur vitit të anëtarësimit në këtë aleancë euro-atlantike.

Që nga “Macron-i i 1949-ës” e deri te “Edi Rama i 2009-ës”, janë fotot që paraqiten njëra pas tjetrës në këtë video.

“Mirëmëngjes! Me këtë video plot humor nga samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se samiti që bëri bashkë krerët e NATO-s u mbajt dy ditë në Vilnius të Lituanisë, atje ku u ra dakord për t’i ofruar Ukrainës një ftesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. Ajo që mbetet e paqartë se kur dhe si do të bëhet anëtarësimi. Por nga ana tjetër anëtarët G7 miratuan një marrëveshje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën, që përfshin armatimet, trajnimin e trupave si dhe ndarjet e informacioneve të zbulimit.

Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në vitin 2009, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share