40°c, defekte e ndërpreje e ujit të pijshëm në 10 fshatra të Tetovës

DY FSHATRA BËHEN ME UJË, TË TJERËT DUHET TË PRESIN

Dy fshatara të rrethinës së Tetovës u bënë sot me ujë të pijshëm, por të njejtin fat në këto temperatura të larta nuk do ta kenë banorët e 10 fshatrave të tjerë. Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami akuzoi pushtetin qëndror se nuk pranon projketin që mundëson furnizim me ujë të pijshëm për këto fshatra.

Temperatura shënon 40 gradë celsius e në këto ditë të nxehta banorët e fshatrave të Tetovës nuk kanë ujë të pishëm. Gajtë gjithë kohës ka defekte dhe ndërprerje të ujit. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami akuzoi pushtetin qendror se nuk e ka pranuar projektin për dhjetë fshatra të Malësisë së Tetovës për furnizim me ujë të pijshëm.

“Pushteti qendror nuk ka pranuar projektin për dokumentacionin teknik për dhjetë fshatra të Malësisë së Tetovës për furnizim me ujë të pijshëm pa asnjë sqarim shtesë”, tha Bilall Kasami.

E ndërkohë prej sot këtë problem nuk do ta kenë dy fshatra të Tetovës, Falisht dhe Saraqinë. 3 mijë banorë në 20 vitet e ardhëshme do të kenë ujë të pishëm. E për këtë ndihmuan dy kompani private në bashkëpunim me komunën.

“Kemi pasur ankesa vazhdimisht për ndërprerjen  e ujit të pijshëm, ndërsa para një kohe u paraqit edhe problemi real me mungesën e ujit. U munduam që të sanojmë rrjetin e ujësjellësit që vjen nga fshati Pallçisht, por nuk arritëm që ta sanojmë tërësisht.Prandaj u fokusuam në këtë mënyrë që të sigurojmë ujin e pijshëm për këta banorë”, tha Bilall Kasami.

Mbi 60 përqind e vendbanimeve nuk bëjnë dezinfektim të ujit në mënyrë të rregullt, thotë këshlltari i VMRO-DPMNE-së Ratko Davidovski.

“Në fshatin Falisht, kemi siguruar dezinfektim dhe kjo bëhet me rrymë dhe kjo mënyrë e dezinfektimit duhet të jetë për të gjithë vendbanimet.Ne, kur marrim rezultatet e ujit dhe shohim se uji nuk është i pijshëm, rekomandojmë gjithnjë që të bëhet dezinfektimi i ujit”, tha Ratko Davidovski, këshilltar i VMRO- DPMNE-së.

Pusi i ri në dy fshatrat Falisht dhe Saraqinë është vënë në funksion dhe ka një sasi prej 20 litra ujë në sekondë, sasi kjo që i plotëson nevojat e 3 mijë banorëve të kësaj pjese./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share