Temperaturat në fazën e portokalltë

QEVERIA MIRATON DISA MASA REKOMANDUESE

Nga nesër temperaturat në vend hynë në fazën e portokalltë. Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi disa rekomandime që do të vlejnë për katër ditët e ardhshme.

  • Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë, siç janë:  gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
  • Në institucionet e kujdesit të fëmijëve (kopshtet), mos të praktikohet aktivitet fizik dhe fëmijët  mos të nxirren jashtë në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00;
  • Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për çështje sociale, në rajonet e prekura nga vala e nxehtë, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, personat e pafuqishëm dhe të pastrehët, ndërsa
  • Duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë  rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit e  detyrimit që të respektojnë rregulloret ligjore në këtë fushë.

Me këto masa obligohen ti rrespektojnë të gjitha Organet shtetërore dhe institucionet publike, ndërsa të njejtat vlejnë edhe për sektorin privat. Qeveria vendosi që këto masa të zgjasin nga data 13 deri më 16 korrik, pra gjatë dy ditëve të ardhshme të punës, të enjten dhe të premten, si dhe për dy ditët e fundjavës së ardhshme, të shtunën dhe të dielën, deri në një vendim tjetër./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share