Rrahu vëllaun e tij, arrestohet 34-vjeçari nga Tetova

Nga SPB-Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 34-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti është raportuar nga vëllai i tij për sulm fizik.

“Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (11-korrik) rreth orës 15:15 kanë privuar nga liria 34-vjeçarin B.A. nga Tetova i cili ishte raportuar nga vëllai i tij 30-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht një orë më parë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share