Snopçe: VMRO nuk mund të amnestohet nga krimet e BDI-së

VMRO DHE BDI BASHKË KANË ZGJEDHUR PROKURORËT DHE GJYKATËSIT

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar partinë opozitare VMRO-DPMNE  se bashkë me BDI-në kanë zgjedhur prokurorët dhe gjykatësit që mbajnë kanë mbajtur në sirtarë  lëndet e Kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merkos.

Deputeti i Aleancës për Shqipëtarët Halil Snopçe me Akuza drejtuar  partisë opozitare VMRO-DMPNE lidhur me reagimet e kësaj partie drejtuar Kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko.  Sipas Snopçes, VMRO nuk mund të amnestohet nga krimet e BDI-së, VMRO dhe BDI bashkë kanë zgjedhur prokurorët dhe gjykatësit që mbajnë në sirtarë lëndët e Merkos.

“Ne i kemi të freskëta, prej bombave kuptohet sepse i kemi dëgjuar me veshët tonë, se si VMRO së bashku me BDI-në, pra BDI së bashku me VMRO-në, për të cilën zoti Stojanovski akuzon BDI-në, i zgjidhnin prokurorët dhe gjykatësit. Ne e dijmë se si zgjidheshin dhe pikërisht ata prokurorë dhe gjykatës ende janë në detyrë dhe pikërisht ata prokurorë i mbajnë në sirtarë  lëndët e kryetarit aktual zotëri Ramiz Merko në lidhje me korrupsionin për të cilin zotëri Stojanovski akuzon Ramiz Merkon se Amerika e ka vendos në listë të zezë, ndërsa ne sdijmë gjë dhe kërkon përgjegjësi” – tha Snopçe.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore Publike  përfundoi mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të të gjitha lëndëve të ngritura ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko si dhe lëndëve që kanë të bëjnë me punën e komunës, gjatë periudhës kur ka qenë në krye Merko. Siç njoftuan nga prokuroria, komisionit ka mbikëqyrë gjithsej 30 lëndë, prej të cilave procedurat më të vjetra të përfunduara datojnë nga viti 2006. Sipas prokurosisë në të gjitha lëndët aktive kundër Merkos, do të ndërmerren veprimet e nevojshme dhe do të hetohen të gjitha rrethanat, ndërsa veprat e konstatuara penale do të ndiqen. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share