Reshjet e dendura dhe përmbytjet masive vijojnë të mbajnë prej disa ditësh të mbërthyera disa shtete të verilindjes së Shteteve të Bashkuara. Ky filmim është bërë në Pensilvani ku rrymat e ujërave morën përpara disa automjete. Përmbytjet kanë përfshirë edhe Nju Jorkun dhe Vermontin.
Zona të tëra të banuara janë nën pushtetin e ujit. Autoritetet kanë evakuuar me qindra banorë nga zonat e përmbytura ku ka patur edhe rrëshqitje toke.
Dy ditë më parë, autoritetet në Nju Jork njoftuan viktimën e parë të kësaj vale të ashpër përmbytjesh, megjithatë falë evakuimeve në kohë është shmangur rritja e fataliteteve, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Përmbytjet janë pasojë e ngrohjes globale. Ndërsa zonat veriore po përballen me përmbytje, jugu po përjeton ditët më të nxehta të kësaj stine.
Tv Klan