Al-Hilal dëshiron ta sjell Nicolo Zaniolon në Saudi Pro League në Arabinë Saudite.
Sulmuesi i Kombëtares italiane dhe i Galatasarayt, sipas mediave turke, e ka në tavolinë një propozim prej 120 milionë eurosh për një kontratë katërvjeçare, më saktësisht një rrogë prej 30 milionë eurosh në vit.
Këto shifra e kanë lëkundur Zaniolon, ndërsa Al-Hilal i ka dhënë atij 15 ditë kohë për të vendosur, shkruan “Gazeta Express”.
Jo më shumë se dy javë më parë, përfaqësuesi italian e kishte shprehur edhe publikisht dëshirën për t’u rikthyer në Itali, ndërsa ishte deklaruar hapur se ishte tifoz i Juventusit që kur ishte fëmijë.
Gjatë janarit, ish-futbollistin e Romës e kishte kërkuar edhe Milani, por ai kishte vendosur për t’u transferuar në Turqi.
Por, pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi në Stamboll, futbollisti ofanziv duket se do të largohet prej atje, ose për t’u rikthyer në Serie A ose për të përfunduar në klubin e pasur arab.