Zbulohet zona e nxehtë në hënë, gjenerohet nga një masiv graniti

Zbulohet në faqen e fshehur të Hënës një zonë nxehtësie me diametër 50 km e cila gjenerohet nga një masiv graniti që gjendet nën sipërfaqe, dhe që është krijuar si pasojë e ftohjes së magmës së një vullkani, që ka qënë aktiv deri 3.5 mld vite më parë.

Ky zbulim mund të faktojë ngjashmërinë e madhe të Hënës me planetin tonë shumë më tepër se ç’mendohej, duke patur parasysh që graniti, pavarësisht se në Tokë gjendet kudo, është plotësisht joekzistent në të gjithë sisitemin tonë diellor.

Zbulimi është publikuar në revistën shkencore “Nature”, dhe për të kanë punuar një grup ndërkombëtar universitetesh dhe ekspertësh të NASA-s.

Matjet janë reaizuar nëpërmjet të dhënave të robotëve hënorë kinezë dhe amerikane. Ato kanë treguar një raport të lartë gjeotermik, me rreth 10 gradë. Deri më sot nga sateliti ynë ne disponojmë kampione me pluhur hënor të sjellë nga misionet “Apollo”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share