Kurti: BE po tregohet shumë e butë ndaj Beogradit për ta larguar nga Kremlini

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për një takim të radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shtensionim të gjendjes.

Megjithatë, ai për BBC, ka shfaqur akuza të ashpra sërish ndaj Bashkimit Europian, se po sillet siç tha ‘shumë butë’ ndaj Serbisë, transmeton klankosova.tv.

”Tre policë tanë janë kidnapuar një muaj më parë në territor të Kosovës nga njësia speciale e policisë serbe. Dhe këtë ata nuk e quajnë ‘agresion serb’ ”.

BBC: Por, serbët thanë se ajo ndodhi në territorin e Serbisë?

”Kjo nuk është e vërtetë”.

”Kam ofruar dëshmi, të gjithë partnerët e mi dhe miqtë ndërkombëtarë e dinë që ngjarja ndodhi në Leposaviq”.

”Sipas mendimit tim BE është duke u treguar e butë me Serbinë në përpjekje ta largojë atë nga ndikimi i Kremlinit”.

”Ka të bëjë shumë me shtyrjen e Beogradit në drejtim të Brukselit dhe Washingtonit, kur në fakt Beogradi është shumë i lidhur me Kremlinin”.

BBC: Ju po akuzoni BE-në se po tradhton marrëdhëniet e forta me ju, sepse ata po përpiqen të shtyjnë presidentin serb Vuçiq dhe serbët që të largohen nga Putini dhe Rusia.

”Nuk kam shpjegim tjetër pse po tolerojnë kaq shumë, nuk di si t’i shpjegoj vetes dhe të tjerëve se sa të butë janë me Beogradin”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share