Tetovë: Më 29 korrik spektakli i boksit “Nata e Kampionëve”

ABAZI – TË TREGOJMË SE EDHE TETOVA DINË TË ORGANIZOJË BOKS

Në organizim të “Box club Shkëndija No Limit” që drejtohet nga me Halim Abazin dhe No Limit Boxing nga Leverkuzeni me Bekim Hoxhaj, më 29 korrik, në sheshin Ilirija në Tetovë organizohet edicioni i 10-të me radhë spektakli i madh kulturo-sportiv “Nata e Kampionëve”.

Në këtë spektakël fansat e boksit do të kenë mundësi të ndjekin 12 lufta me boksier professional në mesin e të cilëve edhe  Senad Gashi, si dhe dy lufta të vajzave në mesin e të cilave është edhe Elif Nur Turhan nga Turqia dhe disa emra të njohur të boksit shqiptar nga vendi

Gjithësejt do të ketë 14 lufta profesionale. Nga ato 14 do të ketë dy ndeshje të vajzave. Njëra nga ata do të jete Elif Nur Turhan e cila do të bokson për kampione botërore në versionin VBF, kundërshtarja e  Elifit do të jetë nga Argjentina.Ky spektakël do të jetë më ndryshe se tjerat, do të kemi boksier që janë top 100-shin në boksrec në renditjen botërore. Njëri ndër ata do të jetë Senad Gashi i cili do të vine nga Gjermania që të bokson në Tetovë”, tha Halim Abazi, organizator.

Për qëllimet e organizimit të këtij spektakli sportiv, organizatori Halim Abazi tha.

“Motoja është që gëzojmë gurbetqarët, ta gëzojmë Tetovën, të tregojmë se edhe Tetova dinë të organizoje boks”, tha Halim Abazi.

Spektakli i madh “Nata e Kampionëve” organizohet më 29 korrik në  sheshin e ILirija  në Tetovë, me fillim nga ora 18:00 dhe në te  do të preformojnë emra të njohur  të boksit si Lulzim Ismaili, Ali Azemi, Benjamin Imeri e Jasin Lama, ndërsa do të performojë edhe reperi me famë botërore, Manuelson si dhe tetovari, Illmill./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share