“Prishtina dhe Beogradi duhet të reagojnë tani”
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëron thellimin e krizës në veri të Kosovës, nëse Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të mos ndërmarrin hapa për çtensionimin e situatës.
Në një intervistë për radiotelevizionin publik kroat gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, Escobar vlerësoi planin e paraqitur nga shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell. Zyrtari i Washington-it bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të këtij plani, që parashikon që Beogradi të nxisë tërheqjen e protestuesve në veri të Kosovës, Prishtina të tërheqë policët dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja për krerët e 4 komunave me shumicë serbe në veri.
Bashkimi Europian po aplikon masa ndëshkuese ndaj qeverisë Kurti, që nuk i është përgjigjur thirrjes për çtensionim, ndërsa ka paralajmëruar se masa mund të merren së shpejti edhe ndaj Serbisë.
Tv Klan