Një 23-vjeçar ka humbur jetën në një aksident fatal të ndodhur natën e së dielës 9 korrik në Meta di Sorrento: viktima udhëtonte me motorin e tij.
Futbollisti Vincenzo Gargiulo ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident tragjik me motor pasi skuteri me të cilin po udhëtonte përplasi një makinë për arsye që ende nuk janë verifikuar.
Edhe pse mori shumë shpejtë ndihmën mjekësore, kjo nuk mjaftoi që të shpëtohej jeta e Gargiulos.
Vincenzo Gargiulo, 23 vjeç, menjëherë pas përplasjes dhe fluturimit nga skuteri i tij, është transportuar në spitalin Cardarelli ku sipas informacioneve të para të grumbulluara ka ndërruar jetë pas pasojave të aksidentit.
Forcat e rendit po përpiqen të zbardhin rrethanat në të cilat i riu humbi jetën natën e së shtunës dhe të dielës në Meta pranë Sorrentos.
Vincenzo, me origjinë nga Vico Equense, ishte i njohur sepse kishte luajtur dhe ende luante futboll në skuadra të ndryshme.