10 rregulla strikte që gruaja e Kim Jong-Un duhet të ndjekë! Ri Sol u detyrua të martohet…

Në vitin 2012, një grua e quajtur Ri Sol-ju u shfaq krah Kim Jong-Un. Pas kësaj filluan spekulimet derisa mediat konfirmuan se ajo ishte gruaja e liderit të Koresë së Veriut.

Sot ajo është nëna e 3 fëmijëve të Kim, por më parë ajo ishte një këngëtare. Zonja e parë e Koresë së Veriut ka tërhequr pa dyshim vëmendjen e gjithë botës.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është një njeri me shumë sekrete, i njohur për veprime të rrepta për vendin dhe shpesh i çuditshëm. Edhe lajmet për raportin e tij me gruan kanë pushtuar gjithmonë titujt e mediave botërore. Por, a i dini rregullat strikte që zonja e parë duhet të ndjekë?!

-Gratë në mbarë botën kanë lirinë për të zgjedhur partnerët e tyre të jetës, por në rastin e Ri, sipas raportimeve, ajo u detyrua të martohej me Kim Jong-un.

-Pas martesës, ajo është dashur të ndërrojë emrin. Jo vetëm kaq, e gjithë e kaluara e saj është fshehur qëllimisht pasi emri i saj i vërtetë dhe viti i lindjes janë ende një mister.

-Ri Sol-ju nuk ishte një qytetare e zakonshme përpara se të lidhte martesën me Kim Jong-un. Ajo i përket një familje të respektuar dhe të pasur. Nëna e saj ishte drejtuese e repartit të gjinekologjisë në një spital dhe babai i saj ishte profesor. Ajo u takua me Kimin përmes xhaxhait të saj, i cili në fakt ishte një nga këshilltarët e tij ushtarakë. Por që kur u bë zonja e parë e Koresë së Veriut, Ri lejohet të shpenzojë kohë me familjen e saj.

-Asaj nuk i lejohet të veshë xhinse dhe në çdo dalje publike ajo ka një stil konservator. Thuhet se çdo gjë që ajo vesh duhet të marrë aprovim nga lideri koreano-verior. Po kështu dhe stili i flokëve të saj nuk ka ndryshuar që kur solli në jetë vajzën e saj të parë.

-Ndryshe nga shumë zonja të para në mbarë botën, Ri Sol-ju nuk mund të shfaqet vetëm në publik. Është pothuajse e pamundur ta shohësh Ri vetëm – ajo shihet gjithmonë me burrin e saj. Edhe fëmijët e saj nuk lejohen të shihen në ngjarje publike.

-Ndryshe nga zonjat e para të vendeve të tjera, Ri Sol-ju nuk duhet të marrë pjesë në angazhime publike apo aktivitete të ndryshme.

-Pa lejen e Kim Jong-Un askush nuk mund të shkrepë një foto të saj apo të anëtarëve të tjerë të familjes.

-Ri Sol-ju nuk lejohet të udhëtojë jashtë vendit të saj. Sipas burimeve të ndryshme në mbarë botën, Ri Sol-ju në fakt është larguar nga vendi disa herë para se të martohej me diktatorin. Thuhet se ajo ka studiuar jashtë vendit në Kinë për disa kohë, madje ka vizituar një herë Korenë e Jugut fqinje.

-Ri Sol-ju ka jetuar nën mbrojtje të rreptë që kur u bë pjesë e familjes në pushtet të Koresë së Veriut. Por ai nivel sigurie dhe izolimi u forcua më tej kur ajo ishte shtatzënë. Ri Sol-ju u zhduk nga sytë e publikut për disa muaj.

-Çifti u martua në vitin 2009 dhe thuhet se dy fëmijët e parë janë vajza. Sipas burimeve, Ri Sol u detyrua të lindte menjëherë më pas derisa të sillte në jetë një djalë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share