Këtë të dielë një 40-vjeçar nga Kosova u shpëtua në Kune Vain
Pushuesit nga Kosova po rrezikojnë jetën në bregdetin e Shëngjinit. Brenda një jave, 3 pushues kanë rrezikuar të mbyten në det.
Mesditën e kësaj të dielë një 40-vjeçar në zonën e Kune Vainit u shpëtua pasi rrezikoi jetën nga dallgët e detit.
Ai u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar shumë ujë. Mësohet se shkak i rrezikimit të jetës kanë qenë dallgët e detit.
Klan News