Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Babai Elvis Halilaj, 50 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det teksa kanë qenë duke notuar.
Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Gazetarja Anila Sefa raporton se sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë me 3 viktima.
Sefa ka mësuar se të tre po laheshin në një distancë të largët. Ka qenë babai, i cili fillimisht ka parë që fëmijët e tij po kërkonin ndihmë. Kur ju është afruar, nuk ka mundur që të ju vijë në ndihmë për shkak të dallgëve të forta dhe për pasojë ka pësuar të njëjtin fat.
Disa dëshmitarë thonë se kanë dëgjuar babain duke kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që të hyjnë në det për shkak të dallgëve të mëdha. Më pas, sipas informacioneve paraprake, la qenë një peshkatar që ka hyrë në det dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.
Babai dhe djemtë e tij nga Tirana kishin zgjedhur plazhin e Vilë-Bashtovës për të pushuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VIDEO : Gazetarja Anila Sefa raporton nga vendi i ngjarjes
NJOFTIMI I POLICISE:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Bashtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al