Osmani propozon themelimin e Qendrës së Ohrit për paqe dhe ndërmjetësim

“Grupet e synimit do të jenë të rinjtë, gratë, diplomatët dhe shoqëria civile”

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, prezantoi iniciativën e re për themelimin e Qendrës së Ohrit për paqe dhe ndërmjetësim. Osmani theksoi se ideja është që kjo qendër të jetë shenjë dalluese e kryesimit tonë me OSBE-në, do të jetë e natyrës hulumtuese dhe nën patronazhin e Organizatës. Grupet e synimit që do të synojë Qendra do të jenë të rinjtë, gratë, diplomatët, komuniteti akademik dhe shoqëria civile.

“Të krijojmë një Qendër për Paqe dhe Ndërmjetësim, e cila në thelb do të jetë entiteti ynë nacional por nën kujdesin dhe ombrellën e OSBE-së, e cila do të punojë në kërkime, trajnime dhe shkëmbim përvojash në lidhje me zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve. Le të krijojmë një qendër në Ohër si produkt i partneritetit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së, e cila do të tentojë të shndërrohet në qendër rajonale për paqen, ndërmjetësimin, zgjidhjen e konflikteve dhe forum për dialogun dhe hulumtimin rajonal të sigurisë, në kuadër të gjithë rajonit të OSBE-së”, tha Bujar Osmani.

Si shembull pozitiv dhe të rëndësishëm, Osmani theksoi rolin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, e cila ishte nikoqire e dialogut të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të mbajtur në Ohër në mars të këtij viti.

Sipas tij, me themelimin e Qendrës së Ohrit, do të theksohet rëndësia e Organizatës në kohë konfliktesh serioze në Europë, të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, si dhe aftësia e OSBE-së për të krijuar më tej mekanizma shtesë që synojnë zgjidhjen e konflikteve./KlanMacedonia

https://youtu.be/coVyAuIl-54

Lexo gjithashtu
Total
0
Share