“Rinovo ose largohu deri më 19 Korrik”
Mbappe dhe PSG janë ndarë. Nuk do të ketë më bashkëpunim mes palëve teksa klubi i ka dhënë afat futbollistit deri më 19 korrik që të rinovojë ose të largohet. Siç zbuloi Nasser Al-Khelaifi në një konferencë të fundit për shtyp, nuk ka asnjë shans që i lojtari të largohet nga PSG në një transferim të lirë. Kështu që ai duhet të zgjedhë midis dy opsioneve brenda dy javëve të ardhshme.
Në një situatë të tillë gëzohet presidenti i Real Madrid, Florentino Perez. Në media thuhet se afrimi i francezit do t’i kushtojë Los Blancos mbi 200 milionë euro me bonuse të përfshira. Ata i kanë gati paratë dhe mbetet vetëm drita jeshile nga lojtari dhe kampionët e Ligue 1.
Java e ardhshme do të jetë kritike për të dyja palët franceze për të arritur një marrëveshje monetare mbi bonuset në pritje dhe një largim të menjëhershëm.
Tv Klan