Refugjati sirian zgjidhet kryebashkiak i qytetit gjerman Ostelsheim

Refugjati sirian Riyan Alshebl u betua zyrtarisht si kryetar i qytetit gjerman Ostelsheim në seancën e mbrëmshme zyrtare të Këshillit Bashkiak, njofton AMI.

Alshebl, 29 vjeç, iku nga lufta në Siri tetë vjet më parë, përcjell KlanM. Në prill 2023, qytetarët e bashkisë gjermane me 2500 banorë e zgjodhën në krye të bashkisë së qytetit me një shumicë absolute prej 55,41 për qind.

Rrjeti i Kryebashkiakëve të Rinj tha se nuk ishte në dijeni të një refugjati tjetër që mbërriti në Gjermani në vitin 2015 dhe tani është kryetar i një komune gjermane. Sipas të dhënave të Shoqatës Komunale të Baden-Vyrtemberg-ut, për postin e kryetarit të bashkisë në shtetin jugperëndimor të Gjermanisë nuk kishte asnjë kandidat tjetër me origjinë siriane./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share