Vuçiq në konferencë me Ramën: Ne duam paqe, po punojmë për të. Se kam pasur problem të takoja Kurtin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur në konferencën e tij të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama për situatën në veri të Kosovës.

Vuçiç theksoi se nuk e ka pasur ndonjëherë problem të takojë krerët e Kosovës, duke shtuar se Serbia kërkon paqe dhe po punon për këtë të fundit.

“Nëse mundem, dua të them vetëm se nuk mendoj se askush që është normal po kërkon llogore të tjera kombëtare. Në tre pikat më të rëndësishme kemi zbatuar dy. Nuk vazhdojmë me të tretën se duhet t’i bëjë dhe Kosova. Ne duam paqe, nuk është vetëm deklaratë, është diçka që po punojmë. Si në Tiranë dhe në Prishtinë do ketë prej tyre që e shohin Serbinë si e keqja. Dua që të dini se situata është e vështirë në Serbi lidhur me këtë çështje. Nuk do ju them ju se sa të vështira janë problemet që po përballemi. S’kam pas probleme të takoja Albin Kurtin. Kam fol me Thaçin, Haradinajn, Hotin, jam munduar të gjejmë zgjidhje. Më pyesni kur do ta takoj Albin Kurtin, por as ata që janë më afër tij nuk e dinë.”

Ai u kërkoi gazetarëve të mos bëjnë shumë pyetje lidhur me çështjen e Kosovës, pasi sipas tij situata është e ‘nxehtë’.

“U kërkoj gazetarëve nga Beogradi të mos na pyesni për këtë çështje. Nuk po shmangemi, por nuk ka nevojë t’i bëjmë gjërat më keq, sepse gjërat nuk janë mirë momentalisht”, përfundoi Presidenti serb./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share