“OceanGate” pezullon ekspeditat pas tragjedisë

Autoritetet amerikane dhe kanadeze ende vijojnë hetimin në lidhje me shkakun e shpërthimit

“OceanGate” pezullon të gjitha operacionet kërkimore dhe tregtare në det pas tragjedisë së ndodhur një muaj më parë.

Autoritetet amerikane dhe kanadeze ende vijojnë hetimin në lidhje me shkakun e shpërthimit. Pikëpyetjetet ende vijojnë rreth sigurisë që ofronte kompania për të cilën shumë ekspertë e kishin ngritur si problem që në vitin 2018. Rojet bregdetare të SHBA-së javën e kaluar gjetën mbetje të supozuara njerëzore dhe mbeturina nga nëndetësja, e njohur si Titan, pas kërkimit në fundin e oqeanit.

Ekzaminimi i mbetjeve pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e shpërthimit.  Titan, i operuar nga kompania “OceanGate Expeditions”, humbi kontaktin me anijen e saj mbështetëse sipërfaqësore në 18 Qershor rreth një orë e 45 minuta në atë që duhej të ishte një ekspeditë dy-orëshe. Shpërthimi i nëndetëses sipas ekspertëve ka ndodhur që në momentin kur ajo u zhduk pasi humbi gjurmimi.

Brenda nëndetëses ishin eksploruesi britanik, Hamish Harding, eksperti francez i nëndetëseve, Paul-Henri Nargeolet, biznesmeni pakistanezo-britanik, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman, dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “OceanGate” që ofron ekspeditën me nëndetësen Titan, Stockton Rush.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share