Jakimovski: Në Karposh u shmang “27 Prill” tjetër!

MICKOSKI PËRGJEGJËS PËR INCIDENTET

Hristijan Mickoski në vend që të organizojë protesta para Qeverisë, ai organizon te opozita – thotë Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevco Jakimovski, duke e vlerësuar liderin e opozitës maqedonase si përgjegjës për incidentin e djeshëm gjatë seancës së Këshillit të Karposhit. Jakimovski pretendon se pyetjet e tij drejtuar Mickoskit për hidrocentralet kanë shkaktuar një reagim të këtillë.

Ai thotë se është shmangur një incident tjetër I përmasave sikurse “Shuplakat në Qendër” dhe “27 Prilli” në Kuvend.

“I tërhoqa të gjitha pikat nga rendi I dytës për shkak se isha njoftuar se një kolege dy herë ishte goditur. Doja të mos përsëriten skenaret e ngjashme sikurse “Shuplakat në Qendër”, por atje anëtarët e tyre ishin jashtë, kurse këtu – brenda. Me qytetarë të mashtruar mund të ishte shkaktuar kaos që do t`i ngjante 27 Prillit”, tha Stevço Jakimovski.

VMRO-DPMNE përmes një press-konference para Komunës së Karposhit, I ka bërë thirrje Kryetarit të Këshillit, që vjen nga partia “E Majta”, sic thonë, ta respektojë vullnetin e popullit dhe ta nënshkruajë vendimin për ta dorëzuar te Jakimovski. Sipas tyre, banorët e Karposhit janë kundër “betonizimit” të kësaj komune./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share