Dilema se kur do të fillojë viti shkollor

SHAQIRI: PËR DHJETË DITË MASH DO TË KETË QËNDRIM PËRFUNDIMTARË

Pavarsisht propozimeve që të ketë zhvendosje të fillimit të vitit shkollor ende asgjë konkrete në këtë drejtim. Numri një i këtij dikasteri Jeton Shaqiri njoftoi se me qëndrim përfundimtarë do të dalin në dhjetë ditët e ardhshme.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri bëri të ditur se për 10 ditë dikasteri të cilin ai drejton do të del me qëndrim nëse do të ketë zhvendosje të fillimit të vitit shkollor nga periudha standarde një shtatori. Ai njoftoi se javën e ardhshme do t’i paraqesë në Komisionin e Burimeve Njerëzore tre propozimet për fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor.

“Do të jenë të përfshira unionet e nxënësve, por edhe sindikatat për ti dëgjuar mendimet nga anëtarët e Komisionit. Mendoj se brenda dhjetë ditësh do të kemi një mendim përfundimtar se cili prej propozimeve do të pranohet”, tha Shaqiri.

Propozimi i parë deri te MASH është që viti shkollor të fillojë si më parë – më 1 shtator, propozimi i dyt të fillojë më 11 shtator pa pushim pranveror dhe të zgjasë deri në mes të qershorit, propozimi i tretë është të fillojë më 1 shtator me një pushim pranveror prej pesë ditësh dhe viti shkollor të përfundojë në mes të qershorit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share