Vizita në Kosovë, Rama publikon programin: Takimi me Kurtin, në pritje të konfirmimit

Teksa sot nis vizitën në vendet e Ballkanit, Kryeministri Edi Rama do të mbërrijë në Kosovë gjatë pasdites dhe në orën 16:00 do të pritet në një takim dypalësh nga Presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Rama ka publikuar axhendën e vizitës së tij 2-ditore në Ballkan, ku në Kosovë bie në sy takimi me Kryeministrin Kurti që nuk dihet nëse do të ndodhë ose jo.Në axhendë, stafi i Ramës ka përfshirë takimin me kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti, por pa specifikuar orarin zyrtar, duke lënë një shënim që ky takim është në pritje të konfirmimit nga Kurti.

Nëse do të ndodhë, takimi mes Kryeministrave Rama-Kurti është parashikuar pas takimit me Presidenten Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Një ditë më parë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk ka pse të ketë asnjë takim tjetër me Ramën përveç asaj në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u anulua. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share