Lajçak paralajmëron Vuçiqin me sanksione

I derguari i BE-së per dialogun në Beograd: Pres nga Serbia të veprojë ne mënyrë konstruktive

Ja tha edhe në sy presidentit Serb. I derguari i BE Miroslav Lajcak paralajmëroi Aleksandër Vuciqin me sanksione nëse Serbia nuk do të veprojë në mënyrë konstruktive.

Lajçak qëndroi në Beograd pas Prishtinës ku u takua me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani. Pas takimeve në Prishtinë zyrtari i BE deklaroi se doli optimist nga takimi.

Kjo ishte një tjetër përpjekje e Lajcak për të ulur palët në dialog  dhe për të ulur tensionet në veri, aty ku serbët vijojnë protestat që prej 26 majit duke kundërshtuar punën e kryetarëve të rinj të zgjedhur më 23 prill.

Pak ditë më parë BE vendosi masa ndëshkuese për Kosovën  për mosndërmarrjen e hapave për depërshkallëzimin e situatës.  Këto masa përfshijnë pezullimin e përkohshëm të marrrëveshjes së stabilizim asocimit për Kosovën, pezullimin e vizitave të zyrtarëve kosovare në vendet anëtare si dhe anulimin e fondeve IPA./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share