Kurti nuk pranoi takimin me të, Kryeministri Rama: Do të flas nesër në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për deklaratën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që tha se nuk do të takohet me Ramën nesër në Prishtinë nëse nuk mbahet mbledhja mes dy qeverive.

Kreu i qeverisë shqiptare refuzoi që të bënte komente për këtë çështje, por tha shkurtimisht se do të japë përgjigje nesër nga Prishtina.

Përsa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar do të zhvillojë një tur në të gjitha vendet e Ballkanit në datat 6 dhe 7 Korrik. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share