Kurti: Takimi me Ramën vetëm në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive

Kosova mbledh të dhëna për pretendimet për kontrabandë armësh

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të takojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama  në vizitën që ai do t`i bëjë Kosovës në kuadër të turit të tij Ballkanik.

Kurti ka thënë se është i gatshëm të takohet me Ramën vetëm në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të anuluar javë më parë.

“Jam i gatshëm ta takoj kryeministirn rama në kuadër të dy qeverive jo takime të tjera”, tha Kurti

Thotë se ajo mbledhje ishte anuluar pa ndonjë arsyeshem.

“Nuk lëngon raporti Kosovë Shqipëri pse nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”, deklaroi Kurti.

Ai tha se me të kuptuar për vizitën e kryeministrit Rama i ka propozuar mbledhjen e përbashkët në mënyrë që marrëveshjet Kosovë -Shqipëri të mos mbeten në sirtar.

“Procesi i Berlinit është shumë i rëndëishëm dhe nuk ka në ballkan liderë si kryeministri i Kosovës që e ka mbështuetur e vazhdon ta mbështet procesin e berlinit. Po procesi është në muajin tetor…është për mua e nevojshëm që ta kemi mbledhjen e dy qeverive”, tha Kurti.

Lidhur me pretendimet se a ka armë të kontrabanduara në kishat ortodokse serbe në Kosovës kryeministri ka thënë se këtë do ta kuptoj brenda kësaj jave  pas takimeve me institucionet e sigurisë, përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it.

Duke folur për takimin e djeshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti ka thënë se i ka shprehur gatishmërinë atij për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në veri./KlanMacedonia

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share