Aktorit iu desh të gënjente për të fituar një rol
Bradley Cooper mund të jetë ndër aktorët më të kërkuar në Hollywood me një pasuri që kap shumë miliona. Megjithatë, ashtu si për shumë yje, edhe për të fillimet kanë qenë të vështira. Në fakt, për të luajtur një rol të vogël në “Sex and the City”, me Sarah Jessica Parker, Cooper u detyrua të gënjejë produksionin.
Duke folur në “Watch What Happens Live”, Cynthia Nixon, e cila luajti së bashku me Parker si Amanda Hobbs, tregoi gënjeshtrën e aktorit. Ai i tha produksionit se dinte të drejtonte makina të vjetra sportive. Ishte puna e tij e parë dhe ishte i dëshpëruar për ta fituar atë.
“Megjithatë, kur erdhi momenti për të xhiruar skenën, ai tha se nuk dinte”, shpjegon ajo.
Por me praktikë shtesë, Cooper ja doli me sukses të realizonte skenën, e cila do ta çonte drejt rrugës së aktrimit. Aktori ishte një nga shumë yjet e tjerë që filmi “Sex and the City” i dha famë në televizion dhe në industrinë e kinemasë.
Klan News