Kurti: Kemi shprehur gatishmërinë për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri të vendit për çtensionimin e situatës.

Në një konferencë shtypi një ditë pas vizitës së Lajçak në Prishtinë, Kurti tha se me emisarin e BE ka biseduar për normalizimin e situatës në 4 komunat me shumicë serbe.

“Në takimin e djeshëm me Miroslav Lajçak kemi diskutuar për deeskalim edhe normalizim. I kam siguruar që policët që janë nëpër ndërtesa të komunave, nuk janë duke zhvilluar operacione në rrethinën e atyre ndërtesave. Kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme në veri. Sepse vetëm zgjedhjet e parakohshme janë mundësia për ndërrimin e pushtetit. Duhet të catojmë datën, veç të ketë fushatë të drejtë, të mos ketë kërcënime. Duhet përgatitje. Për ta larguar kryetarin kjo bëhet me zgjedhje. Zgjedhjet e parakoshmne janë ato që largojnë kryetarin e komunës. Zgjedhjet e parakohshme do duhet të përgatiten”, u shpreh Kryeministri i Kosovës Albin Kurtin.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share