Stoltenberg edhe 1 vit në krye të NATO-s

Vendet anëtare i zgjasin mandatin për të ruajtur unitetin

Jens Stoltenberg do të qëndrojë në postin që ka si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s edhe për një vit. Mandati i tij shtyhet deri në 1 Tetor të vitit tjetër, për të mbushur kështu një dekadë të plotë në krye të aleancës ushtarake veri atlantike. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut që u mblodh këtë të martë në Bruksel.

Vendimi për zgjatjen e mandatit të Stoltenbergut vjen në një kohë kur vendet aleate nuk po gjenin një figurë si pasardhës të tij në këtë post dhe madje tepër të përçara për emrat që qarkulluan. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës zgjidhet me votë unanime nga të 31 vendet anëtare.

Ky vendim synon ruajtjen e unitetit transatlantik përballë një sfide të madhe siç është lufta ruse në Ukrainë. Vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut do ta konfirmojnë edhe liderët e vendeve anëtare në samitin e tyre në Vilnius të Lituanisë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share