Nebiu: Prona e Mijalkovit shumë shpejt në ankand elektronik!

33 prona të Mijalkovit në vlerë 15 milion euro

Prona e ish-Shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov, e konsfiskuar në lëndën “Perandoria” shumë shpejt do të publikohet në ankandin elektronik – njoftoi Drejtori i ri i Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar, Driton Nebiu në raportin për 100 ditët e punës së Agjencisë, njofton KlanM.

Nebiu paralajmëroi ekzekutimin e rasteve aktuale për konfiskim për të cilët ekziston aktvendimi gjyqësor, rastin “Trusti” ose “Transmet” dhe rastin “Stanet” i njohur si Isnifariz Xhemaili që është shumë I vjetër.

Tashmë më shumë se një vit, pasi Mijalkovi pranoi fajin në lëndën “Perandoria” dhe u dakordua me Prokurorinë, sic njofton KlanM, prona e konsfiskuar nga shteti në vlerë prej 15 milion denarë ende nuk është shitur.

Ky rast u përmend gjatë takimit të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Drejtorit të Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu, ku ishte biseduar për ligjin e ri për menaxhim me pronën e konfiskuar.

Në listë, sic njofton KlanM, janë 33 prona me vlerë 15 milionë euro. Bëhet fjalë për prona të mIjalkovit sikurse pyje, tokë ndërtimore, dy banesa nga 46 dhe 58 metra katrorë dhe prona në Ohër dhe dy apartamente në “Panorama Rezidens” në Shkup prej 91 dhe 94 metra katrorë.

Me shitjen e pronës, mjetet duhet të kthehen në buxhetin e shtetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share