PTHP rikujton mesazhin e DASH-it
Prokuroria Themelore Publike insiston që partitë politike të ndalojnë keqpërdorimin për qëllime politike të procedurës hetimore të lëndës “Feniksi”, njofton KlanM.
Prokuroria rikujton aktorët politik për mesazhin e dërguar të Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhet se “liderët e RMV-së duhet të tregojnë rezultate të fuqishme dhe të prekshme në luftën kundër korrupsionit, përmes përforcimit të pavarësisë institucionale dhe kufizimin e implikimit politik, veçanërisht në gjyqësor, që paraqet rëndësi thelbësore për realizimin e qëllimeve për aderim në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj qeverisë”.
“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Prokurori Publik që vepron në këtë lëndë, janë duke ndërmarrë veprime për të siguruar dëshmitë, tërësisht të udhëhequr nga parimet e drejtësisë dhe mbrojtjen e presumimit të pafajësisë”, thonë nga PTHP.
Lënda “Feniks” zhvillohet konform ligjeve dhe dëshmive – thonë nga Prokuroria, siç percjell KlanM, duke e vlerësuar të domosdoshme potencimin e disa datave të caktuara për të përgënjeshtruar spekulimet dhe komentet që në fokus kanë kornizën kohore e ndërmarrjes së veprimeve.
“Dëshmia e domosdoshme për këtë procedurë penale – ekspertiza material-financiare, është pranuar më 01.06.2023. Prokurorit Publik i është dorëzuar më 05.06.2023. Pas shqyrtimit, në bashkërendim me dëshmitë paraprakisht të siguruara, më 12.06.2023, Prokurori Publik në MPB dorëzoi Urdhërin për përgatitjen e të gjitha masave për realizimin e lëndës penale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.
Prokuroria Publike, siç njofton KlanM, thotë se më 29 Qershor rreth orës 11.00, Prokurori Publik përmes telefonit është njoftuar se një nga të dyshuarit është ndaluar në vendkalimin kufitar gjatë tentativës për t`u larguar nga vendi. Për këtë shkak, sic percjell KlanM komunikatwn nga PTHP-ja, ishte e domosdoshme të nisin proceset konform arratisjes nga vendi, që ishte sqaruar në konferencën për media.
PTHP-ja, siç thuhet në komunikatë, dënon të gjitha përpjekjet për diskreditim publik dhe personal të prokurorit, për të cilin thonë se është maksimalisht i përkushtuar dhe profesionalisht vepron sipas lëndës. /KlanMacedonia