Boksieri britanik tenton të hap derën e aeroplanit, Kroacia e çon në paraburgim

Një boksier britanik ka humbur toruan në udhëtimin e tij drejt Zarës me aeroplan. 27 vjeçari tentoi të hapte derën e avionit në aeroportin e Zadarit në momentin kur aeroplani po nisej për tu ngritur në ajër.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video kur nga një aeroplan i Ryanair në Zadar, britaniku ndalohet dhunshëm nga pasagjerët pasi që tentonte hapjen e derës së aeroplanit.
Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Zadar, Hrvoje Viskoviq, me sugjerimin e prokurorisë, i ka caktuar një muaj paraburgim boksierit 27-vjeçar britanik./IO

 

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share