Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e Ukrainës, ka thwnw presidenti Volodymyr Zelenskyy.
“Ne nuk mund ta imagjinojmë Ukrainën pa Krimenë”, tha ai për CNN.
“Dhe derisa Krimea është nën pushtimin rus, kjo do të thotë vetëm një gjë: Lufta nuk ka përfunduar ende”.
Gadishulli në Detin e Zi u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.
I pyetur nëse mund të parashikonte një skenar në të cilin paqja mund të arrihet pa Krimenë, ai tha: “Nuk do të jetë atëherë fitore”, përcjell Klankosova.tv
Duke folur për rebelimin e shkurtër të organizuar nga shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Zelensky tha se kjo tregon se Vladimir Putin “nuk kontrollon gjithçka”.
“Wagner duke hyrë thellë në Rusi dhe duke marrë disa rajone tregon se sa e lehtë është të bëhet. Putin nuk e kontrollon situatën në rajone. E gjithë ajo fuqi vertikale që ai kishte më parë po shembet”, tha Zelensky.
Gjysma e Rusisë mbështeti Progozhin dhe rebelimin e grupit paraushtarak, shtoi lideri ukrainas.