Clinton për situatën në veri të Kosovës: Duhet ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje mund të avancohet duke pasur tension?

Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, viziton për herë të parë Shqipërinë. Në nder të tij u zhvillua një ceremoni pritje ku ai mbajti një fjalim. Dhe në fjalën e tij, Clinton u ndal edhe tek situata në veri të Kosovës.

Clinton u shpreh se “duhet ta ndalim këtë marrëzi” duke shtuar se asnjë çështje e madhe politike nuk mund të avancohet duke pasur tension.

“Ne do të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do doja që të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Mendoj që kanë bërë një gabim që të votojnë. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin e tyre. Por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është që ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet që ju duhet të votojnë gjithmonë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator shkencor ku modelohet sjella përçarëse që po e nxit botën sot kryesisht sepse shumë vende drejtohen nga njerëz kryesohen nga dominancën në vend të bashkëpunimit, në vend të ndarjes së një të ardhmeje”, tha Clinton./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share