Ekspertët: Qeveritë të nxisin kursimin dhe diversifikojnë burimet e energjisë
Çmimet e energjisë përgjatë këtij viti mund të pësojnë sërish në një rritje. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Fatih Birol është shprehur se pasiguritë nga lufta në Ukrainë dhe ekonomive të cilat po përballen ende me inflacion të lartë, mund të nxisi një tjetër rritje që mund të ndikojë sërish tek familjet.
Nëse ekonomia kineze forcohet shpejt dhe ka një dimër të ashpër, çmimet e gazit mund të rriten, duke ushtruar presion mbi konsumatorët, shprehet Birol.
Çmimet e gazit u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, duke rritur faturat e energjisë në mbarë botën. Më pas, një numër qeverish ndërhynë për t’iu dhënë një mbështetje familjeve.
Birol shtoi se qeveritë duhet të nxisin kursimin e energjisë dhe nxitjen e burimeve të rinovueshme.
Ekspertët janë shprehur se shumë qeveri evropiane kanë bërë gabime strategjike, duke përfshirë një mbështetje të tepruar tek Rusia për energji si dhe vendimet afatshkurtra për të ndihmuar familjet.
Mes të tjerash në një skenar ku ekonomia kineze është shumë e forte dhe blen shumë energji nga tregjet presioni do të rritet mbi konsumatorët veçanërisht ata që janë me të ardhura më të ulta do të ndjejnë peshën e rritjes së çmimit të gazit natyror.
Lufta e Rusisë në Ukrainë shtyu shumë shtete që të eksplorojnë vende të reja për karburante. Kjo ishte në kundërshtim me shkencëtarët ndërkombëtarë të klimës që thonë se projektet e karburanteve fosile duhet të mbyllen, jo të zgjerohen.
Klan News