Lehona hidhet nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në kompleksine  klinikave universitare “Nënë tereza” në Shkup, ku një lehonë, pas lindjes ka rënë ose është hedhur nga kati i parë në Klinikën e Gjinekologjisë, përcjell KlanM.

Gruaja tridhjetë e nëntë vjeçare e cila ka rënë nga kati i parë i Klinikës Gjinekologjike në Shkup është në gjendje kritike për jetën. Siç përcjell KlanM, bëhet fjalë për një grua shtatzënë e cila ka lindur dje, ndërsa pak minuta pasi është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë foshnjën e saj, ka rënë nga kati i parë i Klinikës Gjinekologjike në Shkup.

Pacientja, siç njofton Makfax është sjellë në klinikë në javën e 36-të të shtatzënisë, ndërsa ka lindur në një kohë të shkurtër duke sjellë në jetë një fëmijë mashkull të shëndoshë.

Sipas informacioneve të fundit, një ditë para se të largohej, ajo ka firmosur se nuk dëshiron të ushqejë me gji foshnjën.

Pacientja e lënduar, siç përcjell KlanM, është transferuar me urgjencë në KARIL, në Repartin e Neurokirurgjisë, ku është kryer një operacion urgjent, por mjekët nuk e dinë saktë shkakun e rastit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share