Data 2 korriku shënon ditën ndërkombëtare të gazetarëve sportiv. Si çdo vit tjetër edhe sot, kjo ditë nuk ka kaluar pa u kujtuar nga presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ka uruar dhe ka falenderuar për punën e palodhshme të gjithë gazetarët sportive.
“Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë! Sot, i nderojmë burrat dhe gratë të mrekullueshëm që na sjellin historitë emocionuese dhe të frymëzuara nga bota e sportit. Faleminderit për ndërlidhjen me emocionin dhe frymëzimin që na ofroni me përkushtimin tuaj”, ka shkruar Sejdini në llogarinë e tij në fejsbuk.