BFI publikon mesazhe të haxhilerëve nga Meka

“Kush fol keq gabon”, haxhilerët shprehen përmes video mesazheve

“Kush fol keq gabon”. Kështu thotë njëri prej haxhilerëve nga Shkupi. Pas raportimeve nga disa haxhilerë për kushtet e mjerushme gjatë qëndrimit në hotel në vendet e shenjta, BFI ka publikuar disa video mesazhe nga haxhilerët që ka zgjedhur vet t’i xhirojë dhe ti publikoj. Kryesisht në video haxhilerët thonë se janë të kënaqur nga kushtet ndërsa falemindërojnë BFI-në për organizimin e mirëfilltë.

“Jam haxhi nga grupi i Shkupit, sa i përket kushteve në hotel kushtet janë shumë të mira. Unë personalisht jam i kënaqur.”

“Jena shumë mirë shumë rehat. Kushtet janë të volitshme dhe janë për notën 5″

“Kemi kaluar shumë mirë, gjithçka është ne rregull. Ankesa të vogla ka por ajo është normale, mosha e bën të veten.”

“Dua t’i falënderoj hoxhallarët dhe Myftininë e Shkupit për organizimin e shkëlqyer. Ka pasur disa ankesa por në përgjithësi mirë po kalojmë.”

Ndryshe dje në rrjetet sociale janë postuar edhe video nga ku haxhinjtë prisinin në trotuar, ndërsa për këtë BFI tha se udhëheqësi i këtij grupi ka ngatërruar rrugën. Arabinë Saudite këtë vit e kanë vizituar mbi tre milionë haxhilerë. Prej vendit tonë janë nisur 2030 persona ndërsa çdonjëri ka paguar mbi 6 mijë euro./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share