Nëse po përpiqeni të kurseni para por nuk doni të anashkaloni ritualet e bukurisë, ndoshta duhet t’i drejtoheni kuzhinës.
Së fundmi, Tik Tok është ‘fiksuar’ me ujin e orizit, një trajtim bukurie i përdorur prej shekujsh në Azi dhe që tani po kthehet në trendin e radhës.
Videot që tregojnë se si mund të përdoret uji i orizit për flokë të lëmuar dhe me shkëlqim kanë miliona klikime ndërsa influencerët thonë se mund të “shërojë flokët” dhe të japë rezultate “të pabesueshme”.
Mjafton të zieni orizin, të merrni ujin dhe ta lini të ftohet e më pas ta përdorni pas shampos. E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani.
Duke qenë se shpesh trajtimet shtëpiake janë të dëmshme, ky është një prej të paktave që ka marrë miratimin e dermatologëve dhe specialistëve të flokëve.
“Shpëlarjet me ujë orizi janë një traditë e lashtë e përdorur prej qindra vitesh në vendet e Azisë lindore. Gjatë periudhës Heian, gratë japoneze të cilat kishin flokë të gjatë deri në dysheme ia atribuonin këtë veçori ujit të orizit. Më pas tradita kaloi edhe te gratë e një province në Kinë që sërish mbështesnin faktin se flokët e gjatë dhe ngjyra e tyre ruheshin prej këtij uji.
“Orizi është thuajse 80% niseshte dhe uji që merret prej tij e përmban këtë element i cili ‘vesh’ flokët, i jep shkëlqim dhe hidraton skalpin dhe gjatësinë e tij”, shpjegon specialistja Sharon Ëong.
Ajo shton se orizi përmban edhe një lloj sheqeri që hyn dhe mbetet në fibrën e flokut edhe pas shpëlarjes duke vazhduar ta hidratojë nga brenda. Gjithashtu depërtojnë edhe aminoacidet të cilat forcojnë, i japin volum dhe trashin flokët duke i bërë të elektrizohen më pak dhe të jenë më të lehtë për t’u krehur./tvklan.al