Në episiodin e 13 të podcastit “Flasim”, përballë kryeministrit Edi Rama, ishte i ftuar shkrimtari dhe autori Kristoffer Leandoer, bashkëshort i ambasadores suedeze në Shqipëri. Leandoer ka folur për përshtypjet e para të tij, kur mbërriti në Shqipëri për shkak të punës së bashkëshortes.
“Ishte nxehtë. Ishte shumë, shumë më nxehtë nga ç’e prisja. Nuk dija asgjë. Dija vetëm, për t’i qëndruar kësaj loje pingpongu me stereotipat… kisha këtë nocionin e vagullt se, dikur, Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Europës dhe se kishte ndryshuar, por nuk dija në ç’drejtim. Po kjo ka qenë jeta ime. Ky ishte vendi i tretë ku kam lëvizur pa qenë kurrë më parë apo pa pasur asnjë lidhje me të. Megjithatë, bëra atë që bëj kur ndodhin këto situata. Shkova në bibliotekën bashkiake të Stokholmit dhe mora gjithçka, gjithçka.”
Leandoer ka vlerësuar dhe bukuritë natyroe të Shqiëprisë, ndërsa ka treguar dhe vendet më të preferuara.
“Përtej Malit të Dajtit ka male të tjera, sigurisht. Unë vij nga një vend me male të vjetra, që janë me maja të rrumbullakosura e gri. Shqipëria ndërkohë është në zhvillim e sipër. Kemi bërë dy herë Thethin dhe Valbonën. Kam ngjitur dy herë Korabin. E gjithë pjesa e veriut është fantastike. Edhe deti, sigurisht, e dashuroj. Vendim im i veçantë është Himara. E dua Himarën dhe rrugën atje, Qafën e Llogarasë. Më pëlqen shumë të udhëtoj me makinë përmes Qafës së Llogarasë. Më jep drithërima.”
Përshtypje i ka bërë edhe Gjuha Shqipe
“Ismail Kadareja është një autor tejet i rëndësishëm. Gjithashtu, mendoj dhe është pak turp që kjo gjuhë ende nuk ka marrë çmimin “Nobel”. Mendoj që po të kisha qenë perëndi, perëndia e letërsisë, do të kisha zbritur nga reja ime ndoshta në vitet ’60, ’50 dhe do ia kisha dhenë Lasgush Poradecit.”
Leandoer ka treguar dhe se çfarë nuk pëlqen tek shqiptarët.
“Ajo që nuk më pëlqen më shumë nga Shqipëria… E thashë më parë që jeni njerëz me zemër të ngrohtë, se jeni miqësorë dhe e është e lehtë të rrish me ju, por më krijohet përshtypja se jeni më miqësorë me të huajt dhe që unë shoh anën më të bukur dhe se nuk jeni aq miqësorë me njëri-tjetrin dhe kjo nuk më pëlqen. Po ashtu, mendoj se problemi më i madh në shoqërinë shqiptare tani është mungesa e besimit në të gjitha nivelet, midis individëve, midis pjesëve të shoqërisë, nga individët tek institucionet dhe te shoqëria, ndoshta edhe nga institucionet tek individët.”
Shkrimtari dhe autori Kristoffer Leandoer tha se shumë nga krijimtaritë e tij në poezi gjatë viteve të fundit janë frymëzuar nga Shqipëria.
Klan News