Shi, bubullima, breshër… – Parashikimi i motit

Mot me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të ulëta deri në mesatare pritet gjatë ditës së sotme në territorin e Maqedonisë së Veriut, përcjell KlanM.

Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë në shumë vende. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër.

Në Shkup, do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare.

Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share