Zëvendësministri Rexhepi në Dibër promovon projektin prej 37 milionë denarëve

Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ka qenë sot në Dibër për të ndjekur nga afër punimet për rikonstruimin e rrjetit të rrugëve dhe kanalizimit atmosferik, përcjell KlanM.

Rexhepi i shoqëruar nga kreu i Dibrës, hekuran Duka dhe deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, theksoi se për ta të gjitha komunat janë njëlloj, ndërsa shtoi se në projektin aktual janë përfshirë 140 rrugë në mbi 60 komuna të vendit

“Sot, gjatë inspektimit të punimeve të projektit për rekonstruimin e rrjetit të rrugëve në lagjen Venec 1, së bashku me rekonstruimin e tërësësishëm të kanalizimit atmosferik në Dibrën e kryetarit Hekuran Duka, i shoqëruar nga deputetja Arbana Pasholli, projekti ka vlerën e 37 milion denarëve dhe duhet të përfundojë në periudhë prej 10 muajve kalendarik, që momentalisht janë kryer 25% e punimeve”, tha mes tjerash Bekim Rexhepi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share