SHBA goditet nga vala ekstreme e të nxehtit

CHICAGO, ILLINOIS – JUNE 28: Wildfire smoke clouds the skyline on June 28, 2023 in Chicago, Illinois. The Chicago area is under an air quality alert as smoke from Canadian wildfires has covered the city for a second straight day. (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të jugut të SHBA-së. Temperaturat kanë arritur mbi 45 gradë Celsius, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar për të shmangur daljet pasi i nxehti pritet të intensifikohet.

“Ka një valë të nxehtë mjaft intensive me temperatura më të larta se normalja, më të larta se ato të regjistruara vitet e fundit. Temperaturat e larta krijojnë ndryshime në shëndetin tonë. Në orën 10 dhe 16 veçanërisht regjistrohen valët më intensive të të nxehtit dhe kjo shkakton dehidratim”.

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës raporton se 112 njerëz kanë vdekur për shkak të valës të nxehtit të nga 19 marsi deri më 24 qershor. Ndërsa 62 milionë njerëz në SHBA janë nën alarmin e nxehtësisë. Shteti më i prekur është Nuevo Leon, ku kanë vdekur 64 persona dhe 73 për qind viktimat ishin të moshës 65 vjeç e lart. Janë raportuar mbi 1,559 raste të goditjes nga nxehtësia, dehidratimi dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë.

Në qytetin meksikan Ciudad Juarez, autoritetet lokale kanë vënë në dispozicion ekipe mjekësh për t’u kujdesur për njerëzit që vuajnë nga goditja e nxehtësisë. Në anën tjetër të kufirit, Patrulla Kufitare e SHBA-së ka vendosur 16 stacione ndihme në shkretëtirën Marfa në Teksas, në mënyrë që emigrantët që kalojnë në territorin amerikan të marrin ndihmën në rast urgjence.

Autoritetet meteorologjike meksikane parashikojnë se vendi mund të përballet me një tjetër valë të nxehti përvëluese në korrik. Ekspertët janë shprehur gjithashtu se valët e të nxehtit mund të mbingarkojnë rrjetin energjetik teksa shumë njerëz përdorin ajër të kondicionuar.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar në Meksikë ka lëshuar gjithashtu një deklaratë, duke paralajmëruar se temperaturat e larta do të vazhdojnë në shtetet verilindore, veriore, qendrore dhe jugore të bregdetit të Paqësorit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share