Sofja rregullisht i informon partnerët në BE
Ministria e Jashtme e Bullgarisë dhe Presidenti Rumen Radev u prononcuan me mesazhe identike rreth debateve që zhvillohen në Shkup, se Sofja gjatë procesit negociues vazhdimisht mund të vendos kushte të reja për Maqedoninë e Veriut, percjell KlanM.
Presidenti bullgar Radev ka rikujtuar se të gjitha kushtet janë në kornizën negociuese të miratuar vitin e kaluar nga Këshilli Evropian, ku flitet për ndryshimet në librat e historisë, pezullimin e gjuhës së urrejtjes dhe kremtimet e përbashkëta.
“Bullgaria nuk vendos kushte të reja për integrimin evropian të RMV-së, por insistojmë që të realizohen obligimet tashmë të ndërmarra e që janë në kornizën negociuese, ku qartë thuhet se çfarë duhet bërë”, tha Rumen Radev, President i Bullgarisë.
Edhe Ministria e Jashtme bullgare, sic percjell KlanM, rikujton kushtet që pritet të realizohen nga ana e Maqedonisë së Veriut.
“Kompromisi për perspektivën evropiane të RMV-së i dakorduar në vitin 2022 ka kushte të qarta, që vendi-kandidat duhet t`i plotësojë, sikurse para hapjes së plotë të negociatave, gjithashtu edhe gjatë gjithë procesit negociues. Kompromisi përfshin tri elemente të ndërlidhura – konkluzionet e Këshillit të BE-së nga Qershori 2022, Kornizën negociuese për RMV-në, Marrëveshjen dypalëshe nga viti 2017 dhe masat për zbatimin e saj, që janë shkruar në Protokollet nga seancat e Komisionit Ndërqeveritar sipas nenit 12. Ky kompromis është i pranuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, është në fuqi dhe mekanizmi i dakorduar ka karakter evropian, e jo dypalësh”, thanë nga MPJ e Bullgarisë.
Presidenti bullgar Radev, sic njofton KlanM, ka rikujtuar se para disa ditëve u ka dërguar letra liderëve dhe institucioneve evropiane, ku ka sqaruar procese të rëndësishme nga e kaluara, por edhe sfida aktuale nga e tashmja, por ka pranuar se në rritje është presioni ndaj Bullgarisë që, sipas tij vijnë nga liderë të institucioneve evropiane dhe politikanë përtej oqeanit, që samë shpejt të hiqet vetoja dhe të hapen dyert për nisje të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në./KlanMacedonia