Rama përshëndet paradën e shqiptarëve në Nju Jork: Uroj që sa më shpejt të vini në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur paradën e shqiptarëve në Nju Jork.

Në një video mesazh për këtë paradë, që u ndoq nga afër nga emisioni Opinion në Tv Klan, Rama uron që shqiptarët në Amerikë të vazhdojnë ta mbajnë gjallë këtë traditë.

Ndërsa shpreson që një ditë të kthehen në vendin e tyre, në Shqipëri.

“Ftesa për të përshëndetur paradën shqiptare të Nju Jorkut më erdhi nga Blendi Fevziu.

Natyrisht që nuk mund ta refuzoja. Por ama duke parë në video disa prej paradave, mbeta realisht i mahnitur dhe ndihem plotësisht i privilegjuar t’ju adresohem duke ju çuar një përshëndetje vëllazërore nga Tirana. Ju uroj vërtetë që ta mbani sa më gjallë dhe ta ushqeni me sa më shumë risi këtë traditë dhe këtë pasion. Ashtu sikundër ju uroj që sa më shpejt të vini në Shqipëri sepse Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë ajo që e deshën ata të cilët na e lanë atë amanet”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share