Në 5 vitet e fundit e sidomos gjatë pandemisë, gratë e kanë kuptuar më mirë se sa e rëndësishme është gjendja shëndetësore, trupi i shëndetshëm dhe gjendja mendore. Kështu në Klan Debat shprehet sportistja Zarife Elmazi, e cila shton se kohët e fundit është shtuar ndjeshlm numri i grave që merren me sport dhe vizitojnë palestrat.
“Aty panë ndryshimet dhe normalisht kanë ndikuar edhe rrjetet sociale…dhe pas pandemisë nisën të hapen paletstrat dhe gratë të merren me sport. Dëshira për t’u marrë me sport mendoj se ka ekzistuar që më herët, por mundësitë kanë qenë shumë të pakta, ka qenë një tabu për gratë”, tha mes tjerash Zarife Elmazi./KlanMacedonia