Stoltenberg për gjendjen në veri: Të shtensionohet situata – palët të angazhohen në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se demonstron rëndësinë e bashkëpunimit NATO – BE.

Ai tha se NATO e përkrah angazhimin e BE-së për ndërmjetësimin në dialog, me prezencë të forcave të KFOR-it në terren.

“Kemi rritur prezencën dhe u kemi bërë thirrje palëve të shtensionojnë situatën dhe të ndalen nga veprimet që mund të rrisin tensionet”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Stoltenberg po ashtu iu kërkoi Kosovës e Serbisë që të angazhohen në mirëbesim të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share