Në Gjykatën Kushtetuese janë ngritur dyshime serioze për futjen e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, vdekjeve dhe kurorëzimit, percjell KlanM.
Kjo u bë e mundur pasi Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fund të Majit solli Udhëzim të veçantë se si të plotësohet kjo grafë në formularin.
Gjykata Kushtetuese dyshon se kjo nuk është konform Kushtetutës. Të shtatë gjykatësit njëzëri kanë vendosur të formojnë lëndë me iniciativë personale.
Kryetarja e Gjykatës, Dobrila Kacarska, që kishte thirrë kolegjiumin, gjatë një brifingu me gazetarë, sic percjell KlanM, nuk nxori argumente për dyshimet e saj, por shprehu bindjen se Udhëzimi është në kundërshtim me Kushtetutën.
Nga gjykatësi raportues do të varet nëse do të propozojë të ngritet procedura dhe përkohësisht të shfuqizohet Udhëzimi deri në votimin përfundimtar të të gjithë gjykatësve.
Nga Ministria e Drejtësisë, sic njofton KlanM, thonë se Udhëzimi është tërësisht konform Ligjit. Dispozita për përkatësinë etnike në librat amë gjednet në ligj që nga viti 1995. Moszbatimi i ligjit është vepër penale – thonë nga Ministria e Drejtësisë. Zbatueshmërinë e siguron pikërisht udhëzimi që e miratoi Ministri Lloga më 29 Maj të këtij viti./KlanMacedonia